Aksident komunikacioni,  vdes 24 vjeçari

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë.

Lajme

30/06/2018 07:54

Si pasojë e aksidentit një 24 vjeçar humbi jetën

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në vendin e quajtur “Zhym”, ndërsa V.H, 24 vjeç është banues në fshatin Halilaj, Lushnje.

Ai duke drejtuar automjetin tip “Fiat punto” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga aksidenti është aksidentuar edhe pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi L.P, 28 vjeç, banues në fshatin Pirrë, Lushnje, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.