Aksident i tmerrshëm në Novi Sad, kamerat regjistrojnë gjithçka (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mes të shtunës dhe së dielës në Novi Sad të Vojvodinës, duke lënë të vdekur tre të rinj. Kamerat e sigurisë, kanë filmuar aksidentin. 

Lajme

09/06/2014 14:38

Të vdekur kanë mbetur tre të rinj që të gjithë të moshës 20 vjeçare, kur veturën e tyre Golf e goditi një Audi A8 e cila po vinte në udhëkryq me shpejtësi ekstrem të madhe. 

Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e bulevardit Car Llazar, kur i riu 21 vjeç i cili po ngiste Audi A8, ishte i dehur. Analizat vlerësuan se alkooli në gjakun e tij ishte 1.17 promila.