Aksident i tmerrshëm në MotoGP

Në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Italisë në MotoGP, piloti italian Michele Pirro pësoi një aksident shumë të rëndë.

Sport

01/06/2018 18:14

Motori Ducati humbi kontrollin me 300 km/h dhe e fluturoi në ajër Pirron, i cili pasi u rrokullis disa herë në tokë, u përplas dhunshëm me muret mbrojtëse të pistës së Muxhelos.

Pas disa minutash në tokë, piloti u transportua në spital. Doktorët thonë se ka pësuar dëmtime të shumta, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Ka një tronditje në kokë, një dëmtim në gjoks, bark dhe ka nxjerrë shpatullën e djathtë”, ka thënë një doktor për mediat sportive italiane.

YouTube player