Aksident i tmerrshëm në lagjen Pejton të Prishtinës, goditet edhe një këmbësore /FOTO

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen Pejton në Prishtinë.

Lajme

26/05/2018 18:30

Lajmi.net ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në aksident, dëshmitarët kanë treguar për lajmi.net se ka mbetur e lënduar një grua e cila ka qenë në trotuar.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Lajmi.net ka tentuar të flas edhe me policinë, dhe për detaje tjera do t’iu mbajmë të informuar. /Lajmi.net/