Aksident i tmerrshëm i futbollistit në 170 km/h (VIDEO)

Aksidenti ndodhi në qytetin Krasnodar, ndërsa futbollisti po ngiste një Nissan GT-R, që kushton mbi 150 mijë euro.

Sport

30/04/2015 14:22

Ky është momenti kur futbollisti i njohur rus, Andrey Yeshchenko përplas makinën e tij në një shtyllë elektrike teksa ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 170 kilometrash në orë.

Aksidenti ndodhi në qytetin Krasnodar, ndërsa futbollisti po ngiste një Nissan GT-R, që kushton mbi 150 mijë euro, shkruan “Albeu.com”.

Për çudi dhe për fat të mirë, futbollisti nuk ka marrë plagë të rënda.

YouTube player