Aksident i ri në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, vdes 16 vjeçarja

Si pasoj e një aksidenti në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë ka humbur jetën një 16 vjeçare, e cila ishte këmbësore. Ky është aksidenti i dytë brenda dy ditëve në këtë rrugë me pasoja fatale.

Lajme

16/03/2015 19:35

Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti bëhet fjalë për një aksident fatal që ka ndodhur rreth orës 15 e 35 minuta. Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Shukovc, raporton Indeksonline.

Të përfshimë kanë qenë një veturë civile në lëvizje dhe një këmbësore rasti. Si pasojë e plagëve të pësuara, vajza 16 vjeçare pas një kohe të shkurtër ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, tha Zahti, duke shtruar se sipas raporteve të para aksidenti ka ndodhur shkaku i shpejtësisë së automjetit.