Aksident i rëndë trafiku, 4 të vdekur, 2 të lënduar (Video)

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur sot rreth orës 4:00 të mëngjesit në afërsi të Nishit në Serbi, ka për bilanc katër të vdekur dhe dy të plagosur.

Lajme

12/06/2015 10:45

Mediat serbe raportojnë se në aksident janë përfshirë një kamion me targa të Turqisë dhe dy vetura, njëra prej të cilave është me targa të Leskovcit, transmeton lajmi.net.

Policia e qytetit të Nishit ka bërë të ditur për Tanjug se kamioni me targa turke është përplasur me dy kombi-bus të parkuar anës rrugës.

Dy persona të plagosur rëndë janë transportuar në Qendrën Klinike të Nishit. Sipas drejtorit të Qendrës Emergjente në Nish Miodrag Lazic ata janë plagosur rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Shoferi turk i kamionit (1953) ka një lëndim në kokë, por jo kërcënues për jetën. (lajmi.net)