Aksident i rëndë në Veternik, lëndohen dy serbë

Mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë në Veternik, në të cilin kanë marr lëndime dy persona të komunitetit serb.

Lajme

23/09/2018 07:53

Dëshmitarët kanë thënë për Indeksonline se në aksident është përfshirë një veturë, e cila është vetaksidentuar.

Sipas fotove të dërguara  shihet anësorja e rrugës që ka hyr brenda në veturë dhe ka dal në anën tjetër.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet mjekësore për ofrimin e ndihmës si dhe ato policore që po hetojnë shkaqet.