Aksident i rëndë në Skenderaj: Një i vdekur dhe një i lënduar

Nga një aksident trafiku të ndodhur në rrethinë të Skenderajt, ka humbur jetën një e re dhe një tjetër është lënduar rëndë. 

Lajme

01/08/2014 18:38

Një i ri i moshës 24 vjeçare ka humbur jetën, kurse një tjetër ka marrë lëndime të rënda, në një aksident që ka ndodhur të premten në fshatin Abri e Poshtme e Skenderajt.

Burime nga fshati kanë treguar për Kohën Ditore se deri te aksidenti ka ardhur kur vetura me dy udhëtarë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë. Sipas burime të njëjta viktima që ka humbur jetën është J. A. nga fshati Plluzhinë e Skenderajt.

Nga i njëjti fshat është edhe i aksidentuari tjetër që është dërguar për mjekim fillimisht në Skenderaj e mandej në QKUK në Prishtinë.

Dr. Istref Bajraktari, i cili i ka trajtuar viktimat në QLMF në Skenderaj, ka treguar se njëri nga të aksidentuarit është sjellë pa shenja jete, ndërsa tjetri me lëndime të rënda.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, toger Avni Zahiti, i cili nuk ka dhënë detaje tjera, me arsyetimin se ekipet policore dhe njësitet e trafikut ende janë duke e përpunuar rastin, përcjell koha.net. Mu për ketë ai nuk ka mundur të flas as për shkaktarët që kanë çuar deri te aksidenti tragjik.