Aksident i rëndë në rrugën Rrëshen-Kalimash, vdes Liridon Fejza

Në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash, një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur me trafikndarësen, duke i marrë jetën një personi dhe plagosur tre të tjerë.

Lajme

13/08/2014 18:18

Ngjarja ndodhi mesditën e së mërkurës, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ku një xhip me targa kosovare, i cili ishte me shpejtësi të madhe, u përplas me trafikndarësen, duke shkaktuar vdekjen e Liridon Fejzës 21 vjeç, dhe plagosjen e tre të tjerëve, Ardian Fejza, 26 vjeç, Fidan Ismi, 32 vjeç, dhe Blerim Fejza, 30 vjeç, transmeton gazeta Shekulli online.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e Kukësit.

Sipas burimeve të policisë, mësohet se shtetasit nga Kosova po udhëtonin drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet verore, por ky udhëtim duket se është kthyer në një tragjedi për ta.