Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, shoferi mbetet i bllokuar

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në rrugën e Kombit, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys.

Lajme

07/05/2018 08:54

Nga aksidenti, shoferi ka mbetur brenda në kamion, ndërsa ai raportohet se është në gjendje të rëndë.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e aksidentit, të cilët po mundohen që të nxjerrin shoferin e plagosur nga makina.

Deri tani ende nuk dihen shkaqet e aksident, por nga të dhënat e para dyshohet se atë mund ta ketë zënë gjumi.

Image

Image

Image

Image