Aksident i rëndë në mes dy veturave rrugës për Lipjan (Foto)

Një aksident në mes dy veturave ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Lipjan.

Lajme

29/03/2017 09:42

Në fotografitë që i kanë ardhur lajmi.net shihet se aksidenti është i rëndë, por për të lënduar ende nuk është raportuar.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes për ta hetuar shkakun e aksidentit, ndërsa rruga është bllokuar për qarkullim./Lajmi.net/