Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Lajme

02/09/2018 19:46

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në fshatin Llozhan ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira janë dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit për tretman janë dërguar në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./Lajmi.net/