Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë (Video)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajme

26/11/2015 00:11

Sipas një video të dërguar nga Naser Prapashtica, shihet një veturë BMW X5 e rrokullisur matanë rrugës.

Po ashtu në këtë video shihen se si zjarrfikësit e nxjerrin nga vetura një person pa ndjenja.

Sipas videos, aksidenti mund të ketë ndodhur në fshatin Balincë, pak para hyrjes në autostradë, raporton Indeksonline.

Nuk dihet ende gjendja e personit që është nxjerrë nga vetura e rrokullisur, derisa e aksidentuar ka mbetur edhe një veturë e tipit Audi me targa 03. Kjo magjistrale mbetet e bllokuar.