Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, rrokulliset vetura (Foto)

Në magjistralen Prishtinë- Ferizaj sot (e martë) ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Lajme

25/07/2017 17:48

Një lexues i portalit lajmi.net ka ndërguar një fotografi nga aksidenti ku shihet se një veturë që është rrokullisur, mirëpo nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia pritet të dal në vendin e ngjarjes për t’u marr me rastin, ndërsa rruga në këtë pjesë të magjistrales është e bllokuar deri sa të largohet automjeti i aksidentuar nga rruga. /Lajmi.net/