Aksident i rëndë në Itali, vdes një grua dhe plagosen dy shqiptarë

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Forli të Italisë, ku një grua ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje të rëndë.

Bota

25/12/2017 12:32

Viktima është një grua 77-vjeçares, ndërsa të plagosur kanë mbetur bashkëshorti i saj dhe dy shqiptarë.

Sipas mediave italiane, dy automjetet janë përplasur kokë më kokë.

Makina e viktimës dhe bashkëshortit të saj u përplas me mjetin e dy të rinjve shqiptarë. Përplasja rezultoi fatale për 77-vjeçaren, ndërsa tre të plagosurit ndodhen në spital, raporton tv.klan.

Mediat nuk kanë bërë me dije identitetin e shqiptarëve të plagosur, por raportohet se ndodhen në rrezik për jetën. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik./lapsi.al/