Aksident i rëndë në Gjilan, lëndohen dy persona /FOTO

Dje rreth orës 22 në rrugën Mirije Shillaku ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Gjilan

Lajme

23/09/2018 14:26

Policia e Kosovës ka njoftuar se të përfshira në këtë aksident kanë qenë një veturë  dhe një motoçikletë, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësur dy meshkuj të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, një lexues i Lajmi.net ka dërguar fotografi në redaksinë tonë nga vendi i ngjarjes./Lajmi.net/