Aksident i rëndë në Gjakovë, humb jetën një fëmijë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur para 30 minutash në rrethinë të Gjakovës.

Lajme

23/09/2018 21:42

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Kristë Gjokaj ka thënë për lajmi.net se i vdekur ka mbetur një fëmijë i moshës 9-vjeçare.

“Aksidenti ka ndodhur para 30 minutave mes një veture dhe një kombibusi në fshatin Meqë. Në këtë rast 9 persona janë të lënduar ndërsa një fëmijë i moshës 9-vjeçare ka mbetur i vdekur”, ka thënë Gjokaj.

Ndërkohë njësiti i trafikut është duke u marrë me rastin në fjalë./Lajmi.net/