Aksident i rëndë në Elbasan, vdes një 40-vjeçar

Si pasojë e një aksidenti të rëndë një 40-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident në Elbasan. Ngjarja ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në fshatin Kuqan.

Lajme

26/04/2017 09:18

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi Spartak Çala, 40 vjeç banues në Elbasan duke drejtuar mjetin tip “Renault” me targa AA804EC, ka dalë nga rruga. Për shkak të përplasjes së fortë ka gjetur vdekjen vetë drejtuesi i mjetit.