Aksident i rëndë me veturë nga futbollisti i njohur nga Serie A

Diego Perotti është përplasur me Porschen e tij rreth orës 8:30 të mëngjesit derisa ishte duke shkuar drejt qendrës sportive në Trigoria.

Sport

01/12/2017 10:37

Sulmuesi i Romës, Diego Perotti ka pësuar një aksident në rrugën Laurentina.

Ylli argjentinas është përplasur me Porschen e tij rreth orës 8:30 të mëngjesit derisa ishte duke shkuar drejt qendrës sportive në Trigoria.

Por, lajmi i mirë është se futbollisti ka shpëtuar pa lëndime të rënda, përcjell “lajmi.net”.

Perotti edhe ashtu ishte i lënduar duke mos u ftuar për ndeshjen e sotme ndaj SPAL. /Lajmi.net/