Aksident i rëndë komunikacioni në Komoran (Foto)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte rreth orës 21 në Komoran të Drenasit, në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajme

15/08/2017 22:00

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kanë thënë lajmi.net se në këtë aksident janë përfshirë 4-5 vetura dhe se autoambulanca i ka transportuar për në QKUK disa persona.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se të lënduarit janë transportuar në QKUK, ndërkaq Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Sipas raporteve të fundit të policisë, në vendin tonë sivjet janë shënuar rekord aksidente si me fatalitet po ashtu edhe me të lënduar dhe dëme materiale.

Policia në vazhdimësi ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në këtë periudhë kohore, në mënyrë që të evitohen aksidentet. /Lajmi.net/