Aksident i rëndë i Azemit

Ylli kosovar Ilir Azemi ka pësuar një aksident të rëndë trafiku në mëngjesin e sotëm. Sulmuesi i Greuther Furth mbeti i ngujuar në veturë për më tepër se gjysmë ore.

Sport

07/08/2014 14:21

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Ilir Azemi ka pësuar një aksident të rëndë trafiku në mëngjesin e sotëm.

E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar fotografitë e përplasjes së veturës së Azemit – të llojit Audi – e që duket në gjendje mjaft të rëndë. Azemi qëndroi për 40 minuta i ngujuar në veturë dhe u nevojit intervenimi i kujdestarëve për ta nxjerr atë.

Sipas “Bild”, përplasja ndodhi rreth orës 4:40 të mëngjesit.

“Ne do ta përkrahim Ilirin dhe do t’i ndihmojmë atij në rrugën e rikuperimit sa më të shpejtë nga lëndimi”, u shpreh presidenti i klubit Greuther Furth, Helmut Hack. Deri më tani nuk ka njoftime rreth gjendjes shëndetësore të Azemit.