Aksesori luksoz me çmimin më të lartë që ofron Apple watch

Ora e re inteligjente e kompanisë Apple ka një çmim prej 349 dollarë, por sa do të kushtonte nëse ju do të donit diçka më interesante, si p.sh orën e përbërë nga ar 18 karat ngjyrë rozë ose të verdhë?

Auto & Tek

06/11/2014 09:35

Çmimi i një ore Apple Watch të bërë me ar është 4000 dollarë deri në 5000 dollarë sipas raportit të blogut francez të Apple, iGin. Kjo do ta bënte orën më të shtrenjtë se kompjuteri 5K Retina iMadh dhe tableti i ri iPad Air 2.

Në fakt sipas raportit, nëse ju do të blini të dy këto produkte në vend të Apple Watch në versionin gold do të kursenit edhe disa para. Me çmimin e Apple Watch ju do të mund të blini 10 njësi të modelit më të vjetër të iPAd Air 2.

Apple Watch versioni ar është një prej pajisjeve më luksoze më të shtrenjta që kompania po ofron. iGen citoi disa burime nga Apple se çmimi edhe mund të variojë. Disa pyetje ngrihen për këtë çmim të ekzagjeruar si p.sh “Çfarë përfitimi do të ketë përdoruesi nëse blen një orë të tillë me çmim të ‘ekzagjeruar’, e cila do të dalë jashtë tregut pas disa viteve?”.

Imagjinoni telefonin tuaj më të vjetër, edhe në qoftë se ai do të ishte i mbuluar plot arë, përsëri nuk do të ishte aq mbreslënës. Disa sugjerojnë që procesori i kompjuterit brenda orës mund të zëvendësohet me një më të përparuar.

/pcworld.al