AKR: Sulmi ndaj Bahtirit dëmton imazhin e vendit

Subjekti politik Aleanca Kosova e Re (AKR), ka dënuar sulmin e bashkëpartiakut të tyre, njëherësh kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Lajme

16/03/2015 21:08

Bahtiri u sulmua në orët e pasdites nga një qytetarë, në momentin kur ishte duke dalë nga objekti i Komunës për të shkuar në Prishtinë për një takim zyrtar.

Në reagimin e AKR-së thuhet se incidente të tilla dëmtojnë imazhin e vendit dhe përpjekjet për ndërtimin e institucioneve profesionale, llogaridhënëse dhe transparente.

“Këshilli i Përgjithshëm Re i kryesuar nga Presidenti Behgjet Pacolli, dënoi ashpër sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri të ndodhur në vendin e tij të punës, Zyrën e Kryetarit të Komunës.  Sulmi ndaj z. Bahtiri është sulm ndaj institucionit të Komunës dhe Kryetarit të zgjedhur me votën e lirë të popullit. Incidente të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e vendit tonë dhe përpjekjet për ndërtimin e institucioneve profesionale, llogaridhënëse dhe transparente. Këshilli i Përgjithshëm fton organet e rendit që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe të denojnë të gjithë akteret përgjegjës”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga AKR. (lajmi.net)