AKR njofton për vendimet pas mbledhjes së kryesisë

Kryesia e Aleancës Kosova e Re ka mbajtur sot mbledhjen e saj të radhës, me ç`rast është diskutuar për çështjet organizative brenda partisë, si dhe për përgatitjet e Zgjedhjeve të 11 qershorit.

Lajme

13/05/2017 16:54

Në këtë mbledhje Kryesia e AKR-së diskutoi kryesisht për përgatitjet logjistike si dhe për angazhimin e të gjitha degëve në këtë proces Zgjedhor.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, vlerësoi angazhimin e të gjitha strukturave të partisë për fuqizimin e rolit të AKR-së si dhe rolit të strukturave të saj në Kosovë.

“Kryesia e Aleancës Kosova e Re, me të gjitha votat për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, e autorizoi Presidentin Behgjet Pacolli për t`i vlerësuar ofertat aktuale të cilat vijnë nga subjektet tjera politike”, thuhet në komunikatën e AKR-së, përcjell lajmi.net.

Aleanca Kosova e Re është më unike se asnjëherë më parë dhe ka për qëllim që përmes Zgjedhjeve të 11 qershorit, ta ndryshojë vendin, ta zhvillojë Kosovën ekonomikisht, të krijojë perspektivë për rininë si dhe të krijojë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës./Lajmi.net/