AKR-ja kundër partnerëve të Qeverisë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re Agim Bahtiri ka reaguar lidhur me kërkesën e 43 deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Lajme

22/12/2017 22:47

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Bahtiri e ka quajt të dëmshëm një vendim të tillë.

Shkrimi i plotë i Bahtirit në Facebook:

Iniciativa për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale është veprim shumë i dëmshëm, që do ta izolonte Kosovën nga bota.

Porosia e ambasadorit amerikan, përfaqësuesve të BE-së dhe ambasadorëve tjerë të shteteve mike të Kosovës, tregon se nuk mund të luhet me fatin e dy milionë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju bëjë apel gjithë deputetëve që të distancohen nga kjo inciativë, e cila mund të na kthej njëzetë vite prapa. AB