AKR-ja i premton Apostolovës se nuk do bëhet pjesë e iniciativës që prish marrëdhëniet me aleatët – Lajmi.net
AKR-ja i premton Apostolovës se nuk do bëhet pjesë e iniciativës që prish marrëdhëniet me aleatët
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 13:55, 13 January 2018
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka takuar deputetët e AKR-së, Islam Pacollin dhe Labinot Tahirin për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Deputeti Pacolli ka shkruar se Apostolovës ia kanë konfirmuar qëndrimin e AKR-së që nuk do të bëhet pjesë e iniciativës që dëmton marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin.

“Ne takim me shefen e misionit të BE në Kosovë dhe diplomatë tjere te rendesishem, së bashku me kolegun Labinot Tahiri konfirmuam qendrimin e AKR; asnjehere nuk do te behemi pjese e ndonje iniciative qe demton marredheniet e Kosoves me aleatet perendimore”, ka shkruar deputeti Pacolli.

Deputeti Tahiri ka njoftuar se në takimin e ftuar nga Apostolova ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Britanisë së Madhe, Suedisë dhe Holandës.

“Ne mbetëm me shpresë se Kosova dhe populli i saj janë duke ecur drejt radhitjes me vendet e Bashkimit Evropian. E gjithë kjo varet se si duan të punojnë me përkushtim për popullin e Kosovës, e gjithë klasa politike e vendit”, ka shkruar Tahiri.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO