AKP shpalli rezultatet e shitjeve përmes likuidimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 33 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Lajme

28/06/2017 16:57

Për 90 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej u pranuan 137 oferta, dhe vlera e  tërësishme e ofertave më të larta ishte 4,439,690  eurouro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: ëëë.pak-ks.org si dhe është transmetuar drejtpërdrejt edhe përmes Agjencisë së Lajmeve ëëë.kosovapress.com, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë.

Ceremonia e hapjes së ofertave ka filluar në orën 12:30 dhe është mbajtur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ku edhe është bërë dorëzimi i ofertave nga ofertuesit nga ora 10:00 deri në ora  12:00./Lajmi.net/

Për të parë raportin kliko Këtu