AKP shpallë shitjen e 30 asetëve të ndërmarrjeve në likuidim

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.30. Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 30 përmban 60 njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Lajme

24/02/2017 16:43

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin shkurt 2017, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.30  do të jetë dita e mërkurë, 15 mars 2017.

Ofertat e mbyllura për njësitë e tenderuara duhet të dorëzohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve më 22 mars 2017, ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00 në Prishtinë (sipas kohës lokale të Evropës Qendrore ), dhe të shoqëruara nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, siç është parashikuar për secilin artikull. Të gjitha ofertat duhet të paraqiten në përputhje me Rregullat e Tenderit të zbatueshme për shitjet me likuidim.

Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë (datë 22 mars 2017), duke filluar nga ora 12:30./Lajmi.net