AKP në bllokim nga mungesa e bordit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sqaron opinion se arsyeja e vetme pse nuk po shpallë valë të reja për shitje të aseteve është mungesa e Bordit të Drejtorëve.

Lajme

27/03/2015 20:51

AKP shpreson se në afatin sa më të shpejtë të mundshëm të bëhen emërimet e drejtorëve të Bordit.

Agjencia siguron se posa të formohet Bordi i Drejtorëve do të vazhdohet me shitjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, në përputhje me Ligjin e AKP-së në gjithë territorin e Kosovës pa dallime se në cilat komuna gjenden pronat shoqërore.

“AKP shpreson se në afatin sa më të shpejtë të mundshëm të bëhen emërimet e drejtorëve të Bordit. Agjencia siguron se posa të formohet Bordi i Drejtorëve do të vazhdohet me shitjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, në përputhje me Ligjin e AKP-së në gjithë territorin e Kosovës pa dallime se në cilat komuna gjenden pronat shoqërore”, thuhet në njoftim te AKP-së

AKP e zhvillon procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre sipas Ligjit të saj në gjithë territorin e Kosovës dhe ligji i AKP-së nuk parasheh privatizim në baza etnike.

AKP njoftoi gjithashtu se e ka të shtrirë autoritetin e vet në gjithë territorin e Kosovës ku përveç pesë zyrave të saja rajonale (në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë), ka të hapura dhe zyra funksionale satelitore edhe në vendbanime me shumicë serbe në Shtërpce e Leposaviç.