AKP merr vendim t’i shpërndaj mjetet e 20 përqindëshit

Agjencisë Kosovare e Privatizimit do të bëjë shpërndarjen e rreth 12 milionë e 600 mijë eurove për punëtorët legjitim të ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara.

Lajme

23/04/2014 16:02

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka marr vendimin për shpërndarjen e shumës rreth 12 milionë e 600 mijë euro për punëtorët legjitim të ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara, përfitues nga pjesa 20 % e çmimit të shitjes.

Këtë vendim, Bordi i Drejtorëve e morri bazuar në Udhëzimin e lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, ku sqarohet “se me rastin e vendimmarrjes për shpërndarje të të hyrave të 20 % për punëtorët legjitim të ndërmarrjeve shoqërore nuk paraqitet si kërkesë ligjore vota unanime e tre anëtarëve ndërkombëtar të Bordit të Drejtorëve”, thuhet në komunikatën  Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Agjencia, bazuar në vendimin e Bordit, do të bëjë shpërndarje 15 % të shumës totale prej 20 % për 26 mijë e 658 punëtorë të 182 ndërmarrjeve shoqërore, apo shumën rreth 8.2 milionë euro”.

“Ndërkaq për 2 mijë e 723 punëtorë të 13 ndërmarrjeve shoqërore do të bëhet shpërndarje 90 % të shumës së përgjithshme të 20 %-it, apo rreth 4. 4 milionë euro, në pajtim me Strategjinë  e re për shpërndarje të pjesshme të aprovuar nga Bordi i AKP-së”.

“Agjencia dhe Bordi ndër çështjet prioritare ka aprovimin e shpërndarjeve të 20 % të dedikuara për punëtorët e NSh-ve dhe për çdo vendim për shpërndarje të reja do ta njoftoj me kohë opinionin e gjerë publik”, thuhet në komunikatën e AKP-së.