AKP kthen në administrim dhjetë prona shoqërore në veri të Mitrovicës – Lajmi.net
AKP kthen në administrim dhjetë prona shoqërore në veri të Mitrovicës
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmeNacionale 16:19, 2 March 2018
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se ka liruar dhjetë prona shoqërore të uzurpuara në veri të Mitrovicës.

“Fillimisht Agjencia, me asistencën e Policisë së Kosovës, ka liruar një pronë të ndërmarrjes shoqërore “Lux”, ndërkaq pas intervenimit dhe lirimit të këtij lokali, në nëntë raste të tjera shfrytëzuesit e pronave kanë shprehur gatishmërinë për të njohur autoritetin administrativ të AKP-së dhe kanë nënshkruar kontrata të qirasë. Të dhjetë lokalet që administrohen tani nga AKP janë asete të ndërmarrjes shoqërore “Lux”.”, thuhet në njoftim

Trajtimi i këtyre rasteve të uzurpimeve apo shfrytëzuesve të paligjshëm ishte objektiv i Agjencisë, me qëllim të ofrimit të sigurisë për investitorët e interesuar për pjesëmarrje në procesin e privatizimit./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO