AKP jep me qira 10 pika të karburanteve në pronësi shoqërore

Agjencia Kosovare e Privatizimit përmes ankandit publik ka dhënë me qira 10 pika të karburanteve në pronësi shoqërore me qëllim të ruajtjes dhe rritjes së vlerës së këtyre pikave të karburanteve.

Lajme

28/10/2014 17:41

Pikat e karburanteve janë asete të ndërmarrjes kroate “INA Trgovina” dhe asaj serbe “Jugopetrol”, të cilat evidentohen në bazën e të dhënave të AKP-së dhe administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit .

Përmes një komunikate për medie, bëhet e ditur se vendimi për lëshimin e tyre me qira është marrë në Bordin e Drejtorëve të AKP-së, ndërsa kontratat e qirasë janë nënshkruar nga AKP-ja.

Kjo agjenci është në proces të dhënies me qira edhe të pompave tjera të derivateve deri në vendimin e ardhshëm të Bordit të Drejtorëve.