AKP-ja telashe me tenderin për shërbimet e sigurimit fizik, 45 mijë euro policisë për ruajtjen e objekteve

Agjencisë Kosovare të Privatizimit i kanë dal telashe me tenderin për Sigurimin e zyrave te objekteve të sajë. Iniciativa për realizimin e tenderit për shërbimet e sigurimit fizik te hapësirave te AKP-se është anuluar nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit. Shërbimet e sigurimit të objekteve kjo Agjenci i ka kryer nëpërmjet sigurimit privatë. Por, duke parë procedurat tenderuese, AKP-ja ka lidh tender emergjentë me Policinë e Kosovës për këto shërbime.

Lajme

26/01/2017 12:07

Sigurimi i Zyrave te AKP-se do të kryhet për tre muaj, duke filluar nga data 27 janar nga Policia e Kosovës. Për kaq kohë Policia do të marrë nga AKP-ja 45 mijë euro, shkruan lajmi.net.

“Meqenëse tenderi për shërbimet e sigurimit fizik te hapësirave te AKP-se dhe Ndërmarrjeve Shoqërore është anuluar me vendim te Organit Shqyrtues te Prokurimit bazuar ne rrethanat e krijuara pas ankesave dhe vendimeve  te menaxhmentit te ri për racionalizimin e shpenzimeve ne ruajtjen e aseteve te Ndërmarrjeve Shoqërore qe janë nen administrimin direkt duke shkaktuar komplet ndryshimin e termave te referencës te paraqitura fillimisht ne ketë tender ne kemi nënshkrua kontrate për dy muaj me Policinë e Kosovës për ruajtjen e hapësirave te AKP-se(Selinë Qendrore dhe Zyrat Regjionale ne Prishtine,Mitrovice,Prizren,Gjilan dhe Peje)”, thuhet në njoftimin për dhënie te kontratës të realizuar nga AKP-ja.

Tutje, AKP-ja ka njoftuar se, fillimisht për te tejkaluar ketë situate Departamenti i Administratës ne koordinim me menaxhmentin e AKP-se kane kërkuar  qe me Policinë e Kosovës te nënshkruhet një kontrate për tre muaj ne baze te memorandumit qe policia ka me institucione tjera për sigurimin e objekteve qeveritare për ruajtjen e objekteve ne te cilat është i vendosur stafi i AKP- se ne qendër dhe ne Zyrat Regjionale ne Prishtine,Peje,Mitrovice,Gjilan dhe Prizren.

Ndërkaq, kryerja e këtyre shërbimeve nga Policia e Kosovës nënkupton edhe asistencën Policore me rastin e ditëve te shitjes përmes Divizionit për Personel dhe Administrate. /Lajmi.net/