AKP-ja ia dorëzon Mustafës studimin e fizibilitetit për Trepçën

Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka dorëzuar zyrtarisht studimin e fizibilitetit për Trepçën, kryeministrit në detyrë Isa Mustafa.

Lajme

26/05/2017 14:27

Ky studim do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e ardhshëm të kësaj ndërmarrje, e cila tashmë me Ligjin për Trepçën ka kaluar në menaxhim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka thënë se ky është një dokument i rëndësishëm për Trepçën, raporton EkonomiaOnline.

“Mbetet me rëndësi që të formohet Bordi i Trepçës, në mënyrë që të funksionoj si shoqëri aksionare”, ka thënë Mustafa.