AKP i reagon Ramiz Kelmendit

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka reaguar në lidhje me deklarimet e deputetit dhe biznesmenit Ramiz Kelmendi pas dënimit që ky i fundit e mori nga AKP-ja.

Lajme

05/07/2018 16:33

Dënimi 1.3 milionësh për Ramiz Kelmendin ka hapur një luftë në mes tij dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Njoftojmë publikun që vendimet e tilla janë në përgjegjësinë ekskluzive të Bordit të AKP-së, e jo të menaxhmentit të Agjencisë. Vendimi në fjalë, sikur edhe vendimet e tjera të natyrës së tillë, bien në përgjegjësi të Bordit, dhe janë të bazuara mbi monitorimin e vazhdueshëm të obligimeve kontraktuale të konstatuara edhe nga auditorë të jashtëm. Në rastin e NSH Famipa, ndër të tjera, investitori është penalizuar për shkak të mos-përmbushjes së kushtit për mbajtjen e aktivitetit bazë të ndërmarrjes”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit./Lajmi.net