AKP i bashkohet nismës së UNDP-së për Planin e Integritetit Kundër Korrupsionit

Agjencia Kosovare e Privatizimit me kërkesë të Drejtorit Menaxhues, Ekrem Hajdari i është bashkuar Iniciativës së UNDP-së për Planin e Integritetit Kundër Korrupsionit me ç’rast ka zhvilluar edhe punëtorinë e parë si hap fillestar drejtë kësaj iniciative.

Lajme

17/05/2017 16:39

Në përputhje me objektiven strategjike të Bordit për ngritje të transparencës dhe luftim të korrupsionit, menaxhmenti i AKP-së ndërmori këtë nismë në shërbim të masave strategjike parandaluese, në identifikim të rreziqeve dhe vlerësim të tyre.

“Menaxhmenti i AKP-së, në vazhdimësi ka ndërmarr hapa si në përmirësimin e imazhit rritjen e transparencës dhe rregullatives së brendshme për parandalimin dhe minimizimin e rreziqeve që mund të cenojë kredibilitetin e Agjencisë si institucion”, thotë AKP-ja.

AKP është institucioni i parë i pavarur që me vet-iniciativë i është bashkuar kësaj nisme të UNDP-së dhe zotohet se do të vazhdoj tutje me krijimin e mekanizmave parandalues për luftimin e fenomeneve negative në punën e saj. /Lajmi.net/