AKM: Përmirësohen plazhet në Shqipëri, por duhet të pastrohen edhe më shumë

Agjencia Kombëtare e Mjedisit vërën se ka një përmirësim të lehtë të cilësisë së ujit në plazhet, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për cilësinë e rërës, veçanërisht në ato zona që nuk janë dhënë në përdorim të privatët, por administrohen nga bashkitë.

Lajme

20/07/2017 14:23

“Kemi përmirësim në menaxhimin e ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane, por nuk mund të them të njëjtën gjë për pjesën e rërës në të gjithë vijën bregdetare. Nuk ka kosha mbeturinash. Nuk ka informim nga bashkitë për të promovuar zonën e tyre”, shprehet Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri.

Kreu i AKM u tërheq vëmendjen kryetarëve të bashkive që të rrisin përgjegjësitë e tyre për të menaxhuar mbetjet urbane në gjithë territorin në administrim me ndarjen e re, kryesisht fshatrat pasi sipas tij, lënë për të dëshiruar. Tirana është qyteti që nuk fle. Edhe në të dhënat e Agjencisë së Mjedisit, metropoli shqiptar është qyteti më i zhurmshëm edhe gjatë natës.

“Nga 45 % që është norma e lejuar, Tirana e kalona me 24% . Kjo vihet re sidomos  në zonën e Bllokut në kryqëzimin te ‘Rruga e Elbasanit’ , ‘21 Dhjetori”, tha Beqiri.   /TopChannel/