Akinfenwa: Liverpooli nuk do të arrijë të më ndal

Sulmuesi i Wimbledonit, Adebayo Akinfenwa ka kërcënuar skuadrën e Liverpoolit, duke thënë se mbrojtësit e saj nuk do të jenë në gjendje ta ndalin atë.

Sport

05/01/2015 15:10

Liverpooli takohet me Wimbledonin në kuadër të FA Cup, teksa sulmuesi, Adebayo Akinfenwa ka thënë se nuk do të arrijë ta ndalin atë.

“Liverpooli nuk është mësuar të luaj kundër një lojtari me 105 kilogramë. Shpresoj se ata do të thonë për mua: Oh jo, çfarë është kjo? Ata nuk do të më ndalin”, tha Akinfenëa.

Akinfenwa, i cili është në moshën 32 vjeçare, është sulmuesi kryesor i Wimbledonit, pasi po shënon mjaft gola për këtë skuadër.