Akili, Nora e Distria kërkojnë ‘pushtimin’ e Parisit

Ekipi i Kosovës së Kosovës para vetes ka një sfidë të rëndësishme.

Sport

08/02/2019 11:13

Ky ekip, i përbërë prej tre garuesve do të jetë pjesëmarrës në Grand Slamin e rëndësishëm të Parisit, që organizohet ditën e shtunë.

Akil Gjokova, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi nga Kosova që do të synojnë medaljet në Paris.

KOK me anë të një komunikate u ka uruar suksese garuesve të Kosovës, në një prej Grand Slameve më të rëndësishëm në botën e xhudos.

“Akil Gjakova, Nora Gjakova e Distria Krasniqi synojnë të ‘pushtojnë’ podiumin e Grand Slamit në Paris 2019. Grand Slami i Parisit 2019 mbahet nesër (e shtunë) dhe pasnesër (e diel), kurse ekipi ynë i xhudos përfaqësohet me tre garues.

Akili do të rikthehet në garën ku e nisi suksesin vitin e kaluar. Ai kishte fituar medaljen e artë në kategorinë e tij, deri në 73 kilogramë.

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova garon në kategorinë në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa nënkampionia e Evropës në kategorinë -52 kilogramë, Distria garon në -48 kg.

Gara e Grand Slamit vlerësohet njëra prej më të fortave në xhudo, ndërsa është e vlefshme edhe për pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Të tre xhudistët tanë garojnë të shtunën.

KOK iu uron fat dhe suksese garuesve tanë në rrugën drejt medaljeve.”/Lajmi.net/