Akil Gjakova siguron finalen në Grand Prixin e Hagës

Akil Gjakova ka kaluar në finale në Grand Prix të Hagës, Holandë në kategorinë -73 kg në xhudo.

Sport

17/11/2018 14:21

Xhudisti nga Kosova ka shënuar edhe fitoren e katërt në ‘The Hague 2018’.

Gjakova ka arritur të sigurojë kalimin në finale, duke e mundur në gjysmëfinale gjermanin Zingg Anthony.

Në finalen për medaljen e artë, Gjakova do të takohet me xhudistin rus, Musa Mogushkov./Lajmi.net/