Akil Gjakova siguron finalen në ‘Grand Prix’, në luftë për medaljen e artë

Akil Gjakova ka arritur të sigurojë finalen në  turneun e xhudos ‘Grand Prix’ në Zagreb të Kroacisë në kategorinë deri 73 kg.

Sport

28/07/2018 16:39

Gjakova i ka siguruar një medalje Kosova nga Kroacia, duke arritur të kualifikohet për në finale të ‘Grand Prix’.

Finalen e madhe Akil Gjakovës ia mundësoi fitorja ndaj fituesit të medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike Rio 2016, Rustam Orujov.

Akili në finalen e madhe do të përballet me Fabio Basile të Italisë, fituesin e medaljes së artë në Rio 2016, kategoria -66 kg./Lajmi.net/