Akil Gjakova mbetet pa medalje

Xhudisti u mposht në çerekfinale nga koreani Changrim Ann.

Sport

07/04/2018 14:36

Akil Gjakova nuk e ka pasuar dot Nora Gjakovës, Distria Krasniqit dhe Fjolla Kelmendit, pasi nuk arriti të fitonte medalje në Grand Prix të Antalyas.

Xhudisti u mposht në çerekfinale nga koreani Changrim Ann.

Akili kishte fituar dy luftëra ndaj Rysmambetovin (Kirgiz) dhe Khojazoda (Tagjikistan).

Hyrja në mesin e tetë më të mirëve nga 36 garues, vlerësohet sukses.