Akil Gjakova i 7-ti në Kampionatin Evropian të Tel Avivit

Akil Gjakova (-73kg) sot zhvilloi katër ndeshje mjaftë të mira, 2 fitore dhe 2 humbje për Akilin sot.

Sport

27/04/2018 17:33

Në ndeshjen e parë mposhti me Wazari dhe Ippon, garuësin nga Monako, Cedric Bessi.

Akili në ndeshjen e dytë mposhti me Wazari Rusin, Uali Kurzhev.

Në çerekfinale Akili humbi me Ippon nga garuësi nga Azerbajxhani, Hidayet Heydarov, por deri në atë moment zhvilloi një ndeshje të mirë.

Akili në repasazh humbi nga garuësi Armen, Arsen Ghazaryan, kështu u radhit i 7 në këtë Kampionat Evropian.

Nesër ndeshet Loriana Kuka (-78kg) dhe mund t’a përcjellni drejtpërdrejtë në linkun e mëposhtem me fillim nga ora 10:00./www.kosovajudo.com/