Akil Gjakova fiton të artën në Hungari

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, ka fituar tjetër medalje të artë.

Sport

03/11/2018 16:51

Kësaj radhe ai triumfoi në kampionatin evropian U-23, që po mbahet në Gyor të  Hungarisë, shkruan lajmi.net.

Pasi mposhti në gjysmëfinale me një IPPON rumunin, Marcel Cercea, kosovari kaloi në finale.

Në finale, Gjakova mposhti me IPPON xhudistin nga Azerbaixhani, Rufat Mammadov.

Kjo është arritja e dytë e Akilit brenda këtij muaji, pasi edhe në Grand Slamin e Abu Dhabit fitoi medaljen e argjendtë. /Lajmi.net/