Akil Gjakova e humb finalen për medaljen e artë

Akil Gjakova nuk ka arritur ta fitoi medaljen e artë në ‘Tunis Grand Prix’.

Sport

20/01/2018 16:53

Xhudisti nga Kosova, është mposhtur në finale nga garuesi nga Kazakistani, Smagulov me Ippon në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Me këtë humbje, Gjakova e ka të sigurt medaljen e argjendtë.

Pjesëmarrja në ‘Grand Prix’ në Tunizi mund të cilësohet e suksesshme për Kosovën, që dje ka fituar edhe një medalje të artë dhe një të argjendtë./Lajmi.net/