Akil Gjakova e humb finalen për medaljen e artë në Evropianin për U23

Nga ky evropian, Kosova rikthehet me dy medalje, një të artë dhe një të argjendtë.

Sport

11/11/2017 17:05

Akil Gjakova nuk ka arritur t’i sjellë medalje të artë Kosovës nga Kampionatin Evropian i xhudos për U23.

Në Evropianin U23 të organizuar në Podgoricë, xhudisti nga Kosova në kategorinë deri në 73 kilogramë është mposhtur në finale nga garuesi rus, Ondar.

Nga ky evropian, Kosova rikthehet me dy medalje, një të artë dhe një të argjendtë.

Të artën e fitoi një ditë më parë xhudistja Distria Krasniqi./Lajmi.net/