Akil Gjakova e fiton luftën e parë në Grand Prixin e Hagës

Akil Gjakova e ka nisur me fitore rrugëtimin në Grand Prixin e xhudos që po mbahet në qytetin Hagë, në Holandë.

Sport

17/11/2018 11:42

Xhudisti nga Kosova ka arritur që ta fitojë me ippon luftën e parë ndaj xhudistit nga Gana, Emmanuel Nartey.

Fitorja ndaj Nartey, ishte një hakmarrje për këtë të fundit që në ndeshjen e parë mundi xhudistin nga Shqipëria, Jon Vrenozi.

Në luftën e radhës, Gjakova takohet me fituesin e takimit Schipper nga Holanda dhe Gardasevic nga Mali i Zi.

Kujtojmë se Kosova tashmë në këtë Grand Prix ka marrë medaljen e parë, me Distria Krasniqin që ka fituar të bronztën./Lajmi.net/