AKB do të nënshkruajë marrëveshje me Dhomën tregtare të Kragujevcit

Aleanca Kosovare e Bizneseve do të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë së Kragujevcit. Kjo marrëveshje do të bëhet gjatë një takimi në mes të dy organizatave të premten në Kragujevc.

Lajme

15/05/2014 15:09

Të premten në Kragujevc të Serbisë, do të hapet Forumi i ndërmarrësve nga Serbia dhe Kosova.

Në këtë forum do të nënshkruhet edhe një marrëveshje për bashkëpunim rajonal në mes të Dhomës së Tregtisë së Kragujevcit dhe Aleancës së Bizneseve të Kosovës (AKB) e udhëhequr nga Agim Shahini.

Sipas deklaratës së organizatorit, qëllimi i këtij tubimi është shtrirja e bashkëpunimit dhe ndalimi i ekonomisë gri në tregtinë në mes të Kosovës dhe Serbisë, njoftojnë mediat serbe.

Është parparë që në këtë tubim të marrin pjesë prodhues nga Theranda, Peja, Prishtina, Podujeva, Vushtria, Rahoveci dhe Prizreni.