Akademiku polak po jepte intervistë për krizën politike, macja i hip në qafë (Video)

Ndonjëherë edhe intervistat më serioze në televizone bëhen qesharake, shkaku i ndonjë elementi që ndërhyn papritmas, derisa gjithçka transmetohet drejtpërdrejt.

Fun

08/07/2018 15:04

 

Dr Jerzy Tagalsi po përpiqej të shpjegonte tensionet politike në Poloni, kur macja tij vendosi të ndërhyjë dhe të jetë në qendër të vëmendjes.

Doktori i shkencave politike po fliste, macja portokalli Lisio i hipi mbi krahë dhe ia lëpinte veshin. Megjithëse ishte shumë në vështirësi, Dr Talagsi vazhdoi të shpjegonte, ndërsa ia largonte bishtin që i dilte para syve.

Gjatë intervistës, akademiku që është aktivist opozitar, ka thënë se qeveria polake ende po udhëhiqet nga sistemi i vjetër i sigurisë. Shteti polak është duke u përballur me trazira, si pasojë e goditjes qeveritare në raport me Gjykatën e Lartë.

Sipas një ligji të ri, mosha e pensionimit ushtë ulur prej 70 në 65-vjeç, si pasojë e së cilës do të largohen 40 për qind e gjykatësve që janë në funksion. Ky veprim është kritikuar nga Bashkimi Evropian, meqenëse qeveria është trupi i cili kontrollon dhe emëron zgjedhjen e gjykatësve të rinj.

Roli i Lisios, është i njëjti me atë që e bënë fëmijët e Robert E Kelly, i cili po fliste live për zhvillimet në Korenë e Veriut. Ky filmim është bërë viral para më shumë se një viti, por nuk vjetrohet kurrë dhe mund ta shihni së paku edhe njëherë. /Telegrafi/